Kundërshtari i Twitter-it arrin qëllimin e vet për financim prej 500 mijë dollarë

Publikuar më: 14-08-2012
Kundërshtari i Twitter-it arrin qëllimin e vet për financim prej 500 mijë dollarë

App.net, kloni i rrjetit Twitter i Dalton Caldwell, sapo ka arritur qëllimin e vet të financimit prej 500,000 dollarë në Kickstarter me pothuajse dy ditë para kohe.

Që disa ditë më parë, dukej se kloni pa reklama i Twitter-it do të arrinte qëllimin e vet për financim. Një nxitje e sponsorëve të rinj në minutën e fundit bëri që App.net të arrinte synimin e vet.

Projekti për momentin ka mbi 7,500 mbështetës, duke përfshirë 6,000 njerëz të cilët e përdorën fushatën për të para-paguar një anëtarësim vjetor në App.net prej 50 dollarësh dhe mbi 50 mbështetës të cilët dhanë 1,000 dollarë për qasje në veglat e zhvilluesve të shërbimit, suport të telefonit dhe një takim personal me Caldwell.

Megjithëse mund të dyshojmë për potencialin afatgjatë të App.net, duket të jetë një kontingjent i madh i përdoruesve dhe zhvilluesve të cilët po kërkojnë një alternativë më të mirë se Twitter (dhe që janë të gatshëm të paguajnë për këtë).

App.net premton t’iu japë përdoruesve kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre dhe “të mbështesë zhvilluesit e palës së tretë të jetojnë dhe të mbajnë një stil të mirë jetese.” Caldwell argumenton se një rrjet social që mbështet reklamat nuk mund t’i vendosë kurrë në rradhë të parë përdoruesit dhe zhvilluesit.

Këtu mund të shihni alfan e App.net në funksionim.

Natyrisht App.net nuk është ndërmarrja e parë që provon të përçajë Twitter-in dhe/ose Facebook-un. Pjesëmarrësi më i spikatur në këtë treg është me siguri Diaspora, që po ashtu filloi një fushatë në Kickstarter. Përderisa është ende nën zhvillim intensiv, projekti nuk u mor tepër seriozisht. (PC World Albanian)

Kundërshtari i Twitter-it arrin qëllimin e vet për financim prej 500 mijë dollarë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)