Kujtesa dixhitalizon rrjetin kabllor dhe ul çmimet për internetin

Publikuar më: 24-04-2009

altOfruesi i shërbimeve të internetit dhe rrjetit kabllor televiziv Kujtesa, ka filluar dixhitalizimin e rrjetit. Gjatë muajit shkurt u bartën të gjithë programet nga formati analog në atë digjital. Përdoruesit e rrjetit munden të marrin falas marrësin dixhital në dyqanet e Kujtesës. 

Për kalimin e rrjetit kabllor nga analog në digjital është përdorur standardin DVB-C. Kalimi i programeve në Prishtinë u tha se do të mbaronte me 28 Shkurt, ndërsanë qendrat tjera të Kosovës, fillon më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 31 mars.

Instalimi i marrësit digjital është shumë i lehtë dhe mund të bëhet brenda 5 minutash, duke përdorur kabllon ekzistuese. Aparatura ofron mundësinë e përdorimit të ndërfaqes në shqip ose anglisht.

Rrjeti ka për momentin 75 kanale, ku përfshihen kanalet kombëtare të Kosovës: RTK, KTV, TV 21; kanalet nga Shqipëria: Klan, Vizion Plus; paketën Tring; kanalet lokale të Kosovës si TV Dukagjini, TV Besa, Syri Vision, TV Tema, TV Liria, TV Mitrovica, TV Opinion, TV Vali, TV Prizreni, TV Era nga Maqedonia; kanalet muzikore 21 Plus, 21 Popullore, NEXT, Zico TV, On TV, Kosova MTV; kanalet Rrokum TV, Business Channel; programet informative BBC, CNN, EuroNews, Sky News, DW, Discovery Channel, Animal Planet; disa kanale sportive, gjermane, turke dhe disa kanale tjera.

“Planet janë që të shtohen edhe disa kanale për pakon bazë, por do të krijohen edhe 3 pako të reja, disa prej të cilave do të jenë në HD” – thotë Florent Perjuci, zyrtar i Kujtesës. Më 17 shkurt në këtë rrjet filloi transmetimin dhe Klan Kosova, i cili ende është fazën testuese. Të gjitha këto kanale mund të shikohen në kualitetin maksimal të fotografisë dhe zërit. “Disa nga risitë që Kujtesa do të ofrojë në rrjetin e saj kabllor do të jenë Video on Demand, Personal Video Recording, etj”, thotë Perjuci për PCWA.
Një muaj përdorim i shërbimit kabllor kushton 8 euro, ndërsa, nëse përdoruesi ka edhe një televizor të dytë që dëshiron ta përdorë duhet të paguajë 4 euro shtesë.

Ofertat e reja të internetit
Me implementimin e platformës dixhitale kanë ndryshuar edhe ofertat e internetit, nga 8 euro për ofertën X01 me shpejtësi 256 kbps, deri në 29 euro për ofertën X20 me shpejtësi 6 mbps. Shpejtësia 256kbps, deri në shkurt kushtonte 11.40 Euro.
 

Kujtesa dixhitalizon rrjetin kabllor dhe ul çmimet për internetin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)