Harduer

Kufjet wireless të Apple në shitje pas dy muajsh vonesë

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
Kufjet wireless të Apple në shitje pas dy muajsh vonesë

Tim Cook makes his closing remarks during an Apple media event in San FranciscoApple bëri të ditur ditën e sotme se kufjet Wireless të ashtuquajtura AirPods janë në shitje nga e Martja përmes uebsajtit të kompanisë.

Kufjet AirPods të cilat për Apple përbënin një prej inovacioneve të radhës të lindura nga kurajoja, tejkaluan afatet me plot 2 muaj për arsye të cilat kompania nuk jep shpjegim.

Nga java e ardhshme kufjet do të jenë në shitje në dyqanet fizike, kompanitë celulare dhe distributoriët e autorizuar të Apple.

Ato do tu kushtojn xhepave të besnikëve të kompanisë plot 159 dollar. Lajmi i mirë është se dalin në shitje pak ditë përpara pushimeve të fundvitit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>