Kufjet wireless për iPhone 7 nuk janë ende gati për tu shitur

Publikuar më: 27-10-2016

4908Apple tha se i duhet më shumë kohë përpara se të fillojë shitjet e kufjeve të reja wireless të cilat janë dizenjuar për të funksionuar me modelet më të fundit iPhone.

Kompania teknologjike shpenzoi minuta të tëra duke lavdëruar kufjet gjatë evenimentit të Shtatorit që ndryshe njihen me emrin “AirPods.” Kur iPhone 7-ta doli në shitje në Shtator, Apple tha se kufjet wireless do të shiteshin në fund të Tetorit.

Tani kompania me seli në Kaliforni lë të kuptohet se as vetë nuk e di kur do të dalin në shitje. Alternativa e vetme e përdoruesve të një iPhone ngelet adapteri për kufjeve 3.5 mm.

Gjatë prezantimit të kufjeve Phil Schiller thoshte në skenë se kufjet 3.5 mm janë një teknologjik antike. Megjithatë vendimi i Apple shkakoi irritim tek konsumatorët e saj të cilët i shikonin “AirPods” si diçka aspak praktike sepse do të kërkojnë karikim të vazhdueshëm.

Lajmi për shtyrjen e lançimit të kufjeve “magjike” 159 dollarëshe vjen vetëm dy ditë pas Apple raportoi rënien e të adhurave për herë të parë pas 15 vitesh. (PCWorld Albanian)

Kufjet wireless për iPhone 7 nuk janë ende gati për tu shitur
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)