Ktheni audiot në tekste për Chrome

Publikuar më: 06-08-2012

Nëse ndonjëherë keni dashur që të bëni bartjen e një audio-incizimi në tekst, me siguri se do ta pëlqeni këtë aplikacion të vogël për Chrome.

I synuar për gazetarë, studentë apo këdo qoftë që ka nevojë të bëjë shndërrimin e intervistave, ligjëratave, apo gjërave të ngjashme, në formë të shkruar,

Transcribe bën saktësisht çfarë thotë në vetë emrin e vet. Dhe është shumë i lehtë për t’u përdorur.

Ju mund t’i qaseni aplikacionit përmes dyqanit të aplikacioneve për Chrome, ose thjeshtë të shkoni drejtpërdrejt në Ueb faqen, dhe shtojeni atë në shiritin e veglave për të pasur një qasje të lehtë.

Transcribe është përshtatur në Google Chrome sepse aplikacioni i Uebit kërkon funksionimin e HTML5.

Vlenë të ceket që Transcribe funksionon tërësisht offline.

Ja se si funksionon. Ju e zgjidhni një skedar nga kompjuteri juaj – mp3 ose WAV:

Kur të keni zgjedhur një skedar, një audio lëshues paraqitet në pjesën e sipërme të ekranit, që pastaj mund të kontrollohet duke përdorur tastet në tastierë:

-Esc: Pauzë/Rilëshim

-F1: Ngadalësim

-F2: Shpejtim

-F3: Ktheni 2 sekonda

-F4: Shtyni përpara 2 sekonda përpara

Ju i shkruani tekstet në shfletues dhe kur, ta keni kryer, ju mund të bëni kopjimin/vendosjen e tekstit në WordPress, Word ose kudo tjetër që keni nevojë ta përdorni atë.

Është thënë që aplikacioni Transcribe për iPhone dhe Android është në rrugë e sipër, që do t’jua mundësoj përdoruesve të incizojnë intervista me smartfonin e tyre dhe aplikacioni automatikisht do të ngarkoj incizimin në llogarinë e tyre në Transcribe. Ai pritet të lëshohet gjatë fundit të këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Ktheni audiot në tekste për Chrome
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)