Kryeministri i Australisë preferon BlackBerry-in ndërsa gjithë departamenti i tij përdor një Apple iPhone

Publikuar më: 13-07-2015

abbott-australian-pic-smallGjatë këtij muaji, parlamenti i Australisë shkëputi marrëveshjen me kompaninë kanadeze të smartfonëve BlackBerry ndërsa anëtari i fundit i parlamentit që përdorte një smartfon të tillë kaloi në iPhone.

BlackBerry ishte platforma e preferuar e departamenteve qeveritare në të gjithë botën, por ngritja e iPhone, Android dhe të tjerë smartfonë rriti edhe presionin mbi shërbimet publike, shërbime të cilat ishin gjerërisht të disponueshme në formën e aplikacioneve në iOS dhe Android.

Pikërisht në 2012-tën Australia më në fund aprovoi përdorimin e iPhone dhe ky aprovim më pas përfshiu edhe disa telefonë Android dhe Windows. Si rezultat një pjesë e madhe e punojësve qeveritarë kaluan nga BlackBerry në Android dhe iPhone.

Por më pas morëm vesh nga një zëdhënës i qeverisë së Tony Abbott se Kryeministri Australian akoma përdor BlackBerry.

Obama, Angela Merkel, David Cameron madje edhe Tony Abbott akoma po përdorin telefonë BlackBerry.

Në fakt departamenti i Kryeministrit të Australi përfshi edhe Kabineti Qeveritar përdorin që të gjithë pothuajse Apple iPhone. (PCWorld Albanian)

Kryeministri i Australisë preferon BlackBerry-in ndërsa gjithë departamenti i tij përdor një Apple iPhone
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)