Krimi Kibernetik është forma e dytë më e zakonshme e akteve kriminale në Britani

Publikuar më: 21-11-2015

100411496-cyber-crime.1910x1000Statistikat e veprave kriminale më të zakonshme në Britani zbulojnë një të vërtetë interesante: Krimi Kibernetik zë vendin e dytë pas Mashtrimit.

Sipas një ankete realizuar nga Zyra Britanike për Statistikat Kombëtare e cila u mbyll në Qershor të 2015-tës zbuloi afro 2.5 milion incidente kompjuterike ku 400,000 mijë janë të lidhura ngusht me metoda hakimi dhe akses të paautorizuar në informacione personale.

E vetmja kategori e krimit në nivele më të larta është Mashtrimi me mbi 5 milion incidente. Në 78 % të rasteve ky krim rezultonte me humbje të mëdha financiare.uk

Stephen Wares, një lider i departamentit të sigurisë kompjuterike pranë një kompanie sigurimesh në Britani tha se aktualisht krimi kibernitik në Britani po kulmon deri në incidente të rrezikshme. Një rast konkret është hakimi i Ministrisë së Mbrojtjes Britanike nga një grup hakerash në 2012-tën.

Wares beson se ngërçi në neutralizimin e rasteve të krimit kibernitik në Britani vinte si rezultat i mungesës së një baze ligjore të fortë. Akti për Mbrotjen e të Dhënave në Britani themeluar në 1998 nuk përmban një nen ku të përmendet krimi kibernetik (PCWorld Albanian)

Krimi Kibernetik është forma e dytë më e zakonshme e akteve kriminale në Britani
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)