Kouziro FT 103: Një Android AOI 21.5 inçësh

Publikuar më: 14-07-2012
Share
Kouziro FT 103: Një Android AOI 21.5 inçësh

Kohëve të fundit kompjuterët "të gjitha në një" janë bërë shumë të famshëm, dhe atë sidomos me distribuimin e tyre që vazhdon të jetë shumë më i madh në krahasim me Mini Desktopët.

Pavarësisht këtij suksesi, prodhuesit duket që nuk janë të kënaqur me AIO të bazuara në sistemin Windows dhe tani kanë filluar të eksperimentojnë me faktorë të tjerë.

Një shembull është AsusTeak Transformer All In One PC, që ofron startim të dyfishtë Windows 8 dhe Android.

Më pas kemi akoma të jashtëzakonshmin Viewsonic VCD22, një pajisje 22 inçësh e cila ka sistem Android 4.0 si dhe që i mungon bateria. Gjithsesi nëqoftëse mendoni se VCD22 është e vetmja pajisje e llojit të vet gaboheni. Kompania japoneze Kouziro është gati të nxjerrë një pajisje të njëjtë Android AIO.

FT103 i Kouziro është një Android me prekje që ka një ekran 21.5 inçësh (1080p), procesor 1GHz TI OMAP 4428, 8GB hapësirë, dy porte USB 2.0, microUSB, microSD, HDMI, Ethernet, IEEE 802.11b/g/n, Bluetooth 2.1 + EDR, mikrofon, kufje si dhe Ueb kamera. Bateria e FT 103 peshon rreth 5kg dhe ka përmasat 512.8 x 24.8 x 353 mm.

Kjo pajisje parashihet të dalë në Japoni më vonë këtë vit me një çmim prej 437 dollarësh (34800 jen). (PCWorld Albanian)

Share
Kouziro FT 103: Një Android AOI 21.5 inçësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>