Blog

Kostumi më i frikshëm i Halloween është ai i përbërë nga disa Galaxy Note 7

Oct 20 2016
0 Shpërndarje
Kostumi më i frikshëm i Halloween është ai i përbërë nga disa Galaxy Note 7

gif_-0-0Disa nga kostumet e halloween nuk dalin kurrë jashtë mode, si një goblin apo një zombie  që nuk ka vetëdije. Të tjerët janë të përshtatshëm vetëm për një sezon; flaka e tyre digjet ndritshëm deri sa zhduket në asgjë.

Dhe kurrë nuk ka qenë ky përshkrim më i përshtatshëm se sa për kostumin e Halloween që duhet ta keni pa tjetër këtë vit: Galaxy Note 7 recall.

Përdoruesi i Facebook dhe tani një shpërndarës i videove virale, Chris Kiley, i ka të mirat, me një kostum të thjeshtë për të kënaqur të rinjtë dhe të vjetrit, dhe për të traumatizuar tërësisht ekzekutivët e Samsung.

Në pamje të parë janë vetëm gjashtë kuti të Note 7  të lidhura në një bluzë, por fryni në një tub që del nga jaka dhe menjëherë: tym ogurzi del nga të gjitha kutitë.

Kelly ka postuar një guidë të shkurtër në imgur, që tregon se si janë ndërtuar tubat që nxjerrin tymin (edhe pse ende nuk jemi krejtësisht të sigurte se çfarë e bën tymin).

Më me rëndësi, Kiley tha se në fakt ky është një kostum për një çift, duke shkruar : “Kostumi përfundimtar do të ketë të shtuar letër rreziku dhe e fejuara ime do të jetë e veshur si një zjarrfikëse dhe të do të më ndjek kudo me një fikse zjarri.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>