Kosova siguron përfundimisht kodin telefonik shtetëror

Publikuar më: 13-11-2016

20160108_180649Kosova tani do të ketë kodi e vetë telefonik shtetëror bëri të ditur ditën e dielë Ministria për Dialog me palën Serbe, Edita Tahiri.

Sipas Ministres kodi i ri do të hyjë në fuqi më 15 Dhjetor i cili do ti garantojë shtetit më të ri Europian të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit si çdo shtet tjetër anëtar.

Bisedimet për akordimin e një kodi telefonik shqiptarëve të Kosovës datojnë që nga 2014-ta dhe afatet e implementimit të tij ishin subjekt i vazhdueshëm ndryshimesh si rezultat i mos dakordësisë me Beogradin.

Muajt e fundit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, bisedimet kaluan në një nivel tjetër duke hapur kështu rrugë për vënien në funksion të kodit +383 njëherë e mirë në Kosovë.

Çfarë përfitojnë shqiptarët e Kosovës?

Në një intervistë ekskluzive për redaksinë e PCWorld Albanian muajin e kaluar më Kryetarin e ARKEP, z. Gashi vuri theksin tek rëndësia e të patur një kod telefonik shtetëror i cili do tu garantonte qytetarëve konkurrencë në nivel të shërbimeve.

“Me implementimin e kodit të ri unik, do të eleminohen pengesat e krijuara nga mungesa e tij, respektivisht përdorimi i tri kodeve të ndryshme (aktualisht +377, + 386, dhe +381), të cilat e kanë bërë të pamundshëm implementimin e disa mekanizmave të rëndësishëm, të cilët garantojë mbrojtje të konkurrencës në nivel të shërbimeve të komunikimeve elektronike si p.sh. Portabiliteti apo bartshmëria e numrave,” shpreh Kreshnik Gashi për PCWA.

Pritet që faza e implementimit e cila do të fillojë më 15 Dhjetor të zgjasë deri në 18 muaj. Mungesa e një kodi telefonik mendohet ti ketë kushtuar shqiptarëve të Kosovë deri në 220 milion Euro.(PCWorld Albanian)

Kosova siguron përfundimisht kodin telefonik shtetëror
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)