Lajmet

Kosova lë pas Shqipërinë në listën e vendeve të para ku do të shitet iPhone 7

Sep 8 2016
0 Shpërndarje
Kosova lë pas Shqipërinë në listën e vendeve të para ku do të shitet iPhone 7

107814030_a_closeup_view_of_the_iphone_7_plus27_dual_cameras_during_an_apple_media_event_at_bill_grah-large_transvkod1ilxaurchi1o16wqurkj00z_plqyjfkzkwfh1-oiPhone 7 do të godasë tregun Kosovar përpara atij Shqiptar. Ky ishte verdikti i Apple ditën së djeshme gjatë prezantimit të modelit të ri të iPhone ku Kosova radhitej përpara vendeve të Ballkanit përfshi edhe Shqipërinë.

Që nga data 7 Tetor në Kosovë do të shitet iPhone 7 ndërsa për Shqipërinë akoma nuk ka një afat. Nxitur nga kjo Gazeta Insajderi shkruante sot: Kosovarët, të uritur për iPhone. Pas një vizite në një prej distributorëve zyrtar të iPhone në Kosovë Redaksia shprehej se Është një prej serive më të shtrenjta të telefonave iPhone por është destinuar në një nga vendet më të varfra në Evropë.”

Përveç Kroacisë, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës asnjë shtet tjetër ballkanik nuk është në listën e vendeve ku do të shiten modelet e para të iPhone citon Insajderi. Mbrëmjen e kaluar me orën tonë lokale Apple prezantoi telefonët e shumëpritur dhe gjeneratën e dytë të orës inteligjente Apple Watch.

Suprizat ishin të shumta, si Super Mario Run në iOS, rripa Hermes për Serinë 2 të Apple Watch, dy kamera të pasme për iPhone 7 Plus e shumë të tjera. IPKO do të jetë distributori zyrtar i iPhone në Kosovë ndërsa porositë do të fillojnë nga data 23 Shtator. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>