Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për themelimin e një operatori mobil posaçërisht për zonat e banuara nga serbët

Publikuar më: 23-05-2015

ksDelegacionet nga Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord për themelimin e një kompanie telekomunikacioni e cila do të ofrojë shërbimet e saj në zonat brenda kufirit të Kosovës por që janë të banuara gjerësisht nga serbë. Kjo kompania do të qëndrojë funksionale gjersa Telekom Srbija të jetë në gjëndje të përmbushë këtë rol.

Siduket bisedimet mes dy palëve në Bruksel kanë qenë productive, pavarsisht se të tjera detaje do të jenë të nevojshme të zbulohen në të ardhmen. Gjithashtu u ra dakord që thirrjes mes Kosovës dhe Serbisë të karakterizohen si thirrje rajonale dhe jo ndërkombëtare. Gjithashtu përsa I përket një prefiksi shtetëror, Zv Ministria Edita Tahiri kërkoi nga qeveria Serbe që kjo e fundit të bënte një kërkesë për një prefiks për Kosovën por që autoritetet serbe refuzuan dhe se kjo do të realizohej vetëm nëse Kosova lejonte telekomin serb të ofronte shërbime në territorin Kosovar. (PCWorld Albanian)

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për themelimin e një operatori mobil posaçërisht për zonat e banuara nga serbët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)