Koreja e Jugut ka qënë pre e 114.000 sulmeve kibernetike në 5 vitet e fundit

Publikuar më: 21-09-2015

chaebols-busanKoreja e Jugut mund të ketë internetin më të shpejtë në botë, po duket se siguria nuk është në të njëjtën nivel dhe këtij shteti i duhet shumë punë për të forcuar sigurinë e tij. Këtë e tregon më së miri një raport i qeverisë i cili tregon se Koreja e Jugut është sulmuar më shumë se 110.000 herë nga hakerat.

Këto të dhëna janë mbledhur nga Agjensia Kombëtare për Teknologjinë e informacionit. Kjo agjensi zbuloi se nga viti 2011 kanë ndodhur 114.035 sulme ndaj institucioneve dhe organizata qeveritare të këtij shteti.

Interesant është fakti se në asnjë nga këta sulme nuk ishte përgjegjëse një adresë IP e Koresë së Jugut edhe pse tani nuk është e vështirë për hakerat të fshehin IP-të e tyre. Supozohet se shumica e sulmeve kanë ardhur nga Koreja e Jugut, këto dy shtete janë akuzuar për sulme të shpeshta kibernetike ndaj njeri tjetrit.

Por problemi më i madh është zbulimi i burimit të këtyre sulmeve në shtrirje gjeografike. Siç e thamë dhe më lart një pjesë e madhe e sulmeve vinë ngë Koreja e Veriut, më pas renditet Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Në listën e sulmeve u zbuluan 4 lloje hakimesh ku më kryesori ishte ‘përpjekjet për të aksesuar informacion pa leje’. Nëse qoftë dhe një pjesë e vogël e të dhënave të përfituara nga hakerat arrin të publikohet, atëherë dëmet që do ti shkaktohet Koresë së Jugut do të jenë shumë të mëdha. (PC World Albanian)

Koreja e Jugut ka qënë pre e 114.000 sulmeve kibernetike në 5 vitet e fundit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)