Konsumatorët e biznesit dhe sipërmarrjet do të përfitojnë hapësirë pa limit në OneDrive

Publikuar më: 17-12-2015

maxresdefaultLajme të mira sepse Microsoft në një postim në blog njoftoi atë që të gjithë e prisnin në ankth. Konsumatorët e biznesit në paketat Office 365 do të kenë hapësirë pa limit në OneDrive.

Që në muajin Nëntor kur Microsoft bëri bujë me lajmin se do të rikthente limitin 1TB për përdoruesit individualë të Office 365, kompania ka marrë një lumë kritikash. Por ata që e pësuan ishin edhe përdoruesit e shërbimeve falas të OneDrive ku panë tu largohej bonusi 15GB i kamerës dhe reduktimi i hapësirë falas nga 15GB në vetëm 5GB.

Para një jave Microsoft kërkoi falje publikisht të prekurve nga ky ndryshim, të cilin e quante “strategji biznesit” duke hedhur poshtë çdo mundësi të rikthim të planeve të kaluara. Gjithashtu kompania tha se 15 GB të Camera Roll do të jenë falas për ata që i bashkohen një fushate gjer më 31 Janar 2016.

OneDrive për Bizneset u bë edhe subjekt i një artikulli në PCWorld Albanian ku u shtrua pyetja se a do të aplikohej ky ndryshim edhe tek Office 365 për bizneset dhe sipërmarrjet.

Tani, konsumatorët e biznesit, sipërmarrjet dhe agjensitë qeveritare me një abonim në paketat E3, E4 dhe E5 do të përfitojnë hapësirë pa limit në OneDrive. Por nuk mbaron këtu sepse edhe institucionet e edukimit dhe planet OneDrive for Business 2 dhe SharePoint 2 do të përfitojnë hapësirë pa limit dhe kjo vlen për organizatat me më shumë se 5 përdorues.

Fushata e parë e shtimit të hapësirës fillon me kalimin nga 1TB në 5TB deri më 31 Mars 2016. Më pas konsumatorët e këtyre shërbimeve do të kenë mundësi të kërkojnë hapësirë shtesë në varësi të nevojave.

Microsoft gjithashtu publikoi një klient të ri softuerik të OneDrive for Business për Windows 7/ 8.1/ 10 dhe Mac OS X 10.9. Duke e quajtur të gjeneratës tjetër, ky klient heq kufizimet për skedarët me madhësi 10 GB dhe limitin e numrit prej 20,000 skedarëve që mund të ruhen në cloud.

Së fundi në botën mobile Microsoft publikoi aplikacioni e ri zyrtar të OneDrive në Windows 10 Mobile duke sjellur funksionalitete të editimit, krijimit, fshirjes, ngarkimit dhe shpërndarjes të skedarëve.

Në iOS, aplikacioni OneDrive ofron mbështetje për ruajtjen offline të skedarëve kështu që përdoruesit mund ti shfrytëzojnë edhe pa një lidhje interneti. Android përfiton nga ky funksionalitet që në Shtator ndërsa në Windows 10 Mobile do të mbërrijë vetëm në gjysmën e dytë të 2016-tës.(PCWorld Albanian)

Konsumatorët e biznesit dhe sipërmarrjet do të përfitojnë hapësirë pa limit në OneDrive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)