Konferenca e zhvilluesve WWDC e Apple do të mbahet në datat 13-17 Qershor

Publikuar më: 18-04-2016

WWDC-Jeff-Dlouhy-Flickr-930x698Apple ka bërë publike datat e konferencës botërore të zhvilluesve. Evenimenti do të mbahet në datat 13-17 Qershor në San Francisco të Shteteve të Bashkuara.

Ishte asistenti dixhital i Apple në iOS, Siri, i cili ofroi këtë informacion. Mjafton ti drejtoheni me pyetjen “Hey Siri, when is WWDC”, kortezi kjo e 9to5Mac.

IMG_0402Kjo konferencë hoqi siparin për herë të parë në 1990 dhe historikisht është mbajtur në qendrën Moscone në San Francisco. Vitin e kaluar në po këtë konferencë mësuam për OS X El Capitan dhe hapjen e burimit të gjuhës së programimit të Apple, Swift.

Evenimenti vjen menjëherë pas konferencës së zhvilluesve të Google, I/O e cila mbahet në Kaliforni në datat 18-20 Maj. (PCWorld Albanian)

Konferenca e zhvilluesve WWDC e Apple do të mbahet në datat 13-17 Qershor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)