Komuniteti Open Labs organizon për vitin e dytë me radhë evenimentin Wikipedia Weekend Tirana

Publikuar më: 01-12-2015

12294666_771008376344269_6577924538703079839_nWikipedia Weekend Tirana 2015, ose pak më në shqip, Fundjava e Wikipedia zhvillohet në fundjavën e parë të dhjetorit për herë të dytë në Shqipëri.

Ky aktivitet ka si qëllim të sjellë më pranë komunitetin duke punuar, socializuar dhe ndarë idetë rreth enciklopedise më të madhe në internet që është krijuar dhe mirëmbahet tërësisht nga vullnetarë. Gjithashtu ka si qëllim të sjellë bashkë Wikipedianë me eksperiencë nga vende si Kosova, Maqedonia dhe Zvicra me njerëz të interesuar në projekte si Wikipedia dhe t’u tregojë atyre për Wikipedia, në mënyrë që të rritet komuniteti lokal i Wikipedianëve shqipfolës.

Wikipedia Weekend in Tirana 2015 organizohet nga komuniteti Open Labs hackerspace dhe Wikimedians of Albanian Lanbuage User Group në ambientet e qendrës Protik në adresën Rruga “Papa Gjon Pali”, Nr 3, kati i parë,Tiranë, Shqipëri.

Aktivitetet fillojnë në 9:30 dhe mbarojnë në 16:00 (të shtunën dhe të dielën) me një shumëllojshmëri punëtorish, prezantimesh, bisedave dhe (më e rëndësishme) editathons ku të pranishmit do punojnë për përmirësimin e mëtejshëm të artikujve të Wikipedia në shqip duke punuar në grup.

Rreth Wikipedia

Wikipedia, është një encikplopedi internetike që i jep akses të lirë milliona njerëzve çdo ditë. Me mbi 30 milion artikuj287 gjuhë dhe me mbi 5 milion artikuj në versionin anglisht konsiderohet pishtar i shpërndarjes së dijes së hapur.

Versionin shqip mund ta gjeni në sq.wikipedia.org. Nuk ka asgjë më të përshtatshme se Wikipedia në qoftë se jeni duke kërkuar për informacione enciklopedike, apo doni të merrni një kuptim bazë të asaj që do të thoni para se te filloni nje kerkim me te detajuar.

Në qoftë se dëshironi t’i bashkoheni projektit si vullnetar, akademik, një organizatë, kompani ose si një organ i pushtetit lokal ose qëndror mund të ndihmoni iniciativën duke komunikuar me Wikimedians of Albanian Language User Group ose Open Labs në mailing list. (PCWorld Albanian)

Komuniteti Open Labs organizon për vitin e dytë me radhë evenimentin Wikipedia Weekend Tirana
5 votes, 4.00 avg. rating (80% score)