Lajmet

Komuniteti Garazh takim me blogeren shqiptare në Itali, Fjona Cakalli

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Komuniteti Garazh takim me blogeren shqiptare në Itali, Fjona Cakalli

15590902_1329657660487612_8225972541783481508_oKomuniteti Garazh organizon ditën e Premte me 13 Janar një takim me Fjona Cakalli, një blogere shqiptare e cila jeton në Itali me një histori unike.

E lindur në Shqipëri, Fjona u largua për në Itali që në moshën katër vjeçare si çdo shqiptar për një jetë më të mirë. Prindërit e Fjonës, ishin me profesion balerinë në Teatrin e Operas të cilët u transferuan atë kohë në Itali për të dhënë mësim.

Fjona Cakalli ka themeluar dy blogje, Game’s Princess dhe Tech Princess dedikuar botës së teknologjisë. Me një stil innovativ, ajo i përqaset teknologjisë, video lojërave por edhe makinave. Ajo ka një kreativitet eksplozie dhe një displinë absolute të një balerine kërcimi klasik.

Fjona vjen nga bota e baletit përpara se të zbulonte pasionin e fshehtë për teknologjinë. Një karakter shumë i fortë për të kuptuar dhuntitë dhe limitet e tuja, ajo la pas Fjonen balerine për Fjonën Princeshë të Teknologjisë.

Sot historia e saj identifikohet me një blog, ose më mirë me dy blogje të sukseshme një dedikuar teknologjisë www.techprincess.it dhe tjetri video lojërave www.gamesprincess.it, përpos atij dedikuar motorave www.thedrivingfjona.com.

Bashkohuni komunitetit të GARAZH më 13 Janar, ku do të diskutohet se si mund të përdorësh pasionin tënd për të triumfuar, si mund të zbulosh se çfarë të pelqen dhe si munden dhuntitë e tua të shtojnë vlerë për komunitetin.

Takimi mbahet më 13 Janar nga ora 6:00 deri në ora 7:30 pranë Qendrës Multifunksionale TEN. Pjesëmarrja është e lire dhe për tu regjistruar ju ftojmë të konfirmoni në këtë lidhje.

Gjithashtu për informacionet më të fundit ju ftojë në ndiqni faqen e evenimentit të Garazh në rrjetin social Facebook. (PCWorld Albanian)

Tags >

Garazh
Lajmet e fundit>