Kompania Amerikane Domino fillon dërgimin e picave përmes dronëve

Publikuar më: 26-08-2016

dominos-dru-droneDërgesa me dron e picave mund të duket diçka e të ardhmes por Domino tashmë i ka dhënë dritën jeshile testimeve të dërgesës të picave nëpërmjet dronëve në Zelandën e Re. Zinxhiri i fast food ka bashkëpunuar me biznesin e dronëve Flirtey për të lëshuar shërbimin e parë komercial në botë të dërgesave të picave me dronë nga fundi i vitit.

Detajet rreth këtij testimi janë mbajtur të fshehtë- megjithatë Domino tha se do të përdorte dërgesën me dronë krahas metodave të zakonshme- dhe vetëm atëherë kur do të rezultojë më i shpejtë se përdorimi i një makine apo motori.

Dërgesat me dronë në fillimet e testimit do të përmbajnë produkte speciale dhe kompania planifikon të zgjerojë dimensionet, peshën dhe distancën e dërgesave përgjatë kësaj faze, e gjitha bazuar në reagimin e klientëve dhe rezultatet. Jo të gjitha produktet do të dërgohen me dron por vetëm në rastet kur kompania e sheh të arsyeshme.

Dronët ofrojnë një opsion më të shpejtë dhe të sigurt gjithashtu duke hequr barriera si trafiku dhe distanca, që do të thotë ato munden të dërgojnë më larg dhe më shpejt në zonat urbane. Nëse ka sukses kompania planifikon ta zgjerojë këtë metodë edhe në 6 vende tjera – Australi, Belgjikë, Holandë, Japoni, Gjermani. (PCWorld Albanian)

Kompania Amerikane Domino fillon dërgimin e picave përmes dronëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)