Komisioni Europian urdhëron Apple të paguajë 13 miliard Euro përftim nga taksat Irlandeze

Publikuar më: 31-08-2016

European Commissioner Margrethe Vestager gestures during a news conference on Ireland's tax dealings with Apple Inc at the European Commission in Brussels, Belgium August 30, 2016. REUTERS/Eric Vidal

Publikuar fillimisht në CiO.al

Komisioni Europian urdhëroi Apple ti paguajë shtetit Irlandez plot 13 miliard Euro taksa të pa paguara raportoi agjensia e lajmeve Reuters ditën e Marte.

Dublini zyrtar dhe prodhuesi i iPhone thanë se Apple kishte qenë brenda rregullores së taksave aplikuar nga Irlanda dhe Bashkimi Europian duke paralajmëruar njëkohësisht një apelim të vendimit. Marrëveshje të ngjashme lidhur me taksat janë aplikuar jo rrallë herë nga vendet e vogla të bllokut në përpjekje për të tërhequr investitorë të rinj dhe krijuar vende të reja pune.

Një javë më parë një zëdhënës i Thesarit Amerikan kishte paralajmëruar Unionin për rreziqet të i kanoseshin marrëdhënieve tregtare mes Europës dhe SHBA-ve nëse Bashkimi Europian vijon të shënjestrojë kompanitë Amerikane me të tilla sanksione.

Në të kaluarën Starbucks ishte udhëruar të paguante 30 milion Euro shtetit Hollandez ndërsa Amazon.com dhe McDonalds janë nën hetim nga Komisioni Europian. Pas këtij vendimi vlera e stokut të Apple ra me 1 %.

Komisionerja e Konkurrencës pranë Bashkimit Europian, Margaret Vestager, ngriti pyetjen sesi mund të jetë e pranueshme një taksë prej 0,005 % që Apple i ka paguar shtetit Irlandez.

“Taksat e ofruara nga Irlanda në mënyrë artificiale kanë reduktuar detyrimet e Apple bindshëm përgjatë dy dekadave të fundit, duke rënë në kundërshti me ligjet Europiane. Apple duhet të paguajë për çdo përfitim të arritur nga kjo taksë,” u shpreh Vestager në një konferencë për shtyp.

Apple me shumë gjasa do të zvarrisë këtë proces nëpër gjykatet Europiane dhe ato Irlandeze për tju shmangur gjobës 13 miliard Euroshe të Komisionit ndërsa ekspertët parashikojnë ditë të vështira për Apple për të bindur gjykatësit lidhur me legjitimitetin e marrëveshjes me Dublinin.

Për vite me radhë Irlanda ka qenë destinacioni i parë i shumë investitorëve të huaj ndërsa tentonin të futeshin në tregjet Europiane e ku në mesin e këtyre kompanive janë edhe Google e Facebook. Vendimet e Komisionit Europian nuk janë pritur mirë nga administratat e vendeve anëtare të Unionit. Në një reagim, Ministri Irlandez i Financave, shprehej se vendimi nuk ka asnjë bazë ekonomike dhe se krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian nuk bart përgjegjësinë për të influencuar politikat taksative në vendet anëtare.

Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu gjithashtu kanë apeluar vendimet e Komisionit në lidhje me marrëveshjet e tyre taksative me kompani shumëkombëshe. (PCWorld Albanian)

Komisioni Europian urdhëron Apple të paguajë 13 miliard Euro përftim nga taksat Irlandeze
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)