Komisioni Europian pranë aprovimit të marrëveshjes mes Microsoft dhe Linkedin

Publikuar më: 23-11-2016

The logo for LinkedIn Corporation is shown in Mountain View, CaliforniaKomisioni Europian është pranë dhënies së dritës jeshile për marrëveshjen 26 miliard dollarëshe të Microsoft dhe Linkedin raporti agjensia e lajmeve Reuters.

Javën e kaluar gjigandi i sistemit operativ premtoi se nuk do të bllokojë qasjen e rivalëve të Linkedin në shërbime si Outlook si dhe nuk do të pengojë instalimin e rrjeteve sociale konkurrente në kompjuterat e partnerëve.

Marrëveshja mes Komisionit Europian dhe Microsoft shihet si drita në fund të tunelit për gjigandin Amerikan i cili ka pasur një të kaluar të hidhur me autoritetet Europiane të cilat e kanë gjobitur deri në 2.2 miliard Euro.

Blerja e Linkedin nga Microsoft është kritikuar ashpër nga Salesforce, një prej konkurrentëve në blerjen e rrjetit social profesional, duke kërkuar hetim të marrëveshjes nga autoritetet.

Komisioni Europian pritet të japë verdiktin e tij më 6 Dhjetor. Autoritetet Amerikane, Kanadeze, Braziliane dhe të Afrikës së Jugut kanë dhënë dritën jeshile pa kërkuar konçensione. (PCWorld Albanian)

Komisioni Europian pranë aprovimit të marrëveshjes mes Microsoft dhe Linkedin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)