Komisioni Europian ngriti padinë e tretë ndaj Google, sulmohen AdSense dhe AdWords

Publikuar më: 14-07-2016

3000Komisioni Europian ngriti një tjetër padi ndaj Google, këtë here kundër biznesit të reklamimit AdSense. Autoritetet europiane akuzojnë Google për abuzim me pozitat dominuese në kërkimin online për të përfituar në biznesin e reklamimit, një division i cili historikisht ka gjeneruar më së shumti të ardhura për kompaninë.

Komisionerja Europiane Margaret Vestager u shpreh: “Google ka ndërtuar shumë produkte invoative të cilat kanë bërë diferencën në jetët tona. Por kjo nuk i jep të drejtë Google tu mohojë një shans kompanive të tjera për të konkurruar dhe për të qenë inovativë.”

“Ne kemi qenë të shqetësuar se Google mund të ketë dëmtuar konkurrencën duke kufizuar reklamimin e konkurrentëve në faqe të palëve të treta,” u shpreh Vestager. Komisioni bëri të ditur se ka dërguar dy kundërshti tek Google dhe kompanisë partnere Alphabet të cilat kanë në dispozicion 10 javë për tu përgjigjur. Nëse Google shpallet fajtor do të sanksionohet me në vlerën e 10% të të ardhurave globale për çdo çështetje të humbur.

Problemi i Komisionit Europiane lidhur me reklamimin e Google është platformat Adsense ku gjigandi i motorit të kërkimit sillet si një ndërmjetës mes uebfaqeve dhe distributorëve online, operatorëve të telekomunikacionit apo gazetave.

Programet Google AdWords dhe AdSense të cilat gjeneruan 75 miliard dollar të ardhura vitin e kaluar kanë qenë nën shënjestrën e Komisionit Europian që nga 2010-ta pas ankesave të rivalëve për konkurrencë dhe reklamim të pandershëm.

Gjithashtu KE-ja është duke hetuar aktualisht edhe Android-in, motorin e kërkimit Google Search dhe shfletuesin Chrome. Prodhuesit e paisjeve Android janë të detyruar të vendosin Chrome dhe Google Search në ekranin kryesor të telefonit apo tabletit nëse duan të kenë qasje në dyqanin e aplikacioneve të Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Komisioni Europian ngriti padinë e tretë ndaj Google, sulmohen AdSense dhe AdWords
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)