Harduer

Kodak Ektra, një telefon për fotografët por hardueri thotë të kundërtën

Oct 21 2016
0 Shpërndarje
Kodak Ektra, një telefon për fotografët por hardueri thotë të kundërtën

kodak-ektra-smartphone-800x630Kodak, dikur super kompania amerikane e fotografisë, akoma beson tek ringjallja e kësaj marke legjendare me lançimin e Kodak Ektra, një telefon i cili bart emrin e kamerës ikonike Ektra.

Telefoni del në shitje gjatë Dhjetorit në Britani dhe Europë me kosto 450 paundë. Ektra është ndërtuar nga prodhuesi Bullitt dhe karakterizohet nga një skaj i hakuar dhe buton i dedikuar për realizimin e fotove.

Në pjesën e pasme gjendet një lente gjigande në formë të rrumbullakët por sensori brenda tij për fat të keq është më i vogël sesa mund të prisnit: 21 Megapiksel prodhuar nga Sony.

Edhe pse Ektra synon të shfaqet si një telefon ndryshe, nuk ka as një tipar që ta bëjë të tillë siç ishte rasti i Nokia Lumia 1020 me kamër 41 megapiksel. Në vend të kësaj do gjeni një kamer me autofokus, stabulizim optik, dhe lente f/2.0. Kamera frontale ka një sensor 13 megapiksel me lente f/2.2.

Në një kohë ku secili prej prodhuesve thotë se kanë ndërtuar telefonin më të mirë në botë, Kodak Extra është një produkt i varfër. Megjithatë kompania ka zhvilluar një aplikacion dedikuar kamerës me efekte dhe kapje të ndryshme që nga portretet, imazhet HDR, Bokeh, Macro, landscape etj.

Çdo gjë tjetër e Ektra është ajo që mund të prisni nga një telefon standart: procesor MediaTek Helio x20 me dybërthama Cortex A72 dhe 8 bërthama Cortex A53, 3GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe ekran 5 inç 1080p.

Në brendësi gjendet edhe një bateri goxha e mirë me kapacitet 3,000 mAh. Ektra vjen me Android Marshmallow 6.0 ndërfaqe të cilit është porthuajse terësisht stok. (PCWorld Albanian)

Tags >

Kodak
Lajmet e fundit>