Kjo paisje mund të diagnostikojë Malarian në vetëm 5 sekonda

Publikuar më: 13-07-2016

160531103432-malaria-lewandowski-780x439Malaria, sëmundja e cila prek 200 milion njerëz çdo vit, është një ndër më vdekjeprurëset në botë. Edhe pse është terësisht e parandalueshme dhe e kurueshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se në 2015-tën 438,000 njerëz kanë vdekur kryesisht nga vendet sahariane të Afrikës.

John Lewandowski, një student doktorature pranë Institutit Teknologjik të Masachusets, tha se diagnoza e shpejtë e sëmundjes është shumë e rëndësishme. “Zbulimi në kohë të hershme është e një rëndësie të veçantë, kur bëhet fjalë për kurimin e saj,” tha 26 vjeçari Lewandowski.

Ai dizenjoi një paisje mekanike quajtur RAM (Rapid Assessment of Malaria) e cila është e aftë të zbulojë malarian në vetëm pesë sekonda. Ekzistojnë dy forma për diagnostikimin e sëmundjes: duke testuar një pikë gjaku me anë të mikroskopit dhe duke analizuar kampionë gjaku të cilë rikthejnë një rezultat pozitiv ose negativ, ngjashëm me testet e shtatëzanisë.

Por një pjesë e madhe e zonave rurale të Afrikës dhe Azisë nuk kanë infrastrukturës e nevojshme për testime mikroskopike e testime të tjera të ngjashme që mund të zbulojnë sëmundjen në faza të hershme.

Lewandowski e ndërtoi këtë paisje për të qenë terësisht funksionale dhe e lirë. RAM funksionon me një bateri ndërtuar nga materiale me kosto të ulët dhe kushton afro 120 dollar. Përbëhet nga një kuti plastike me madhësi 4×4 inç, ca magnetë, një lazer, një ekran LCD, një portë SD dhe një kupë plastike.

Parazitëtë e Malarias krijojnë disa kristale prej metali që në përmbajtje janë magnetikë. Pas merret një pikë gjaku dhe vendoset tek kupa prej plastike magneti prezent tek RAM-i do të zhvendos gjakun horizontalisht, vertikalisht ose diagonalisht nëse rezulton të jetë i infektuar me sëmundjen në fjalë.

Që në 2013-tën, Disease Diagnostic Group kompania e themeluar nga djaloshi, ka testuar paisjen RAM në disa klinika në Indi. Pas disa testimeve në 250 persona u arrit një rezultat i saktë në 97% të rasteve tha Lewandowski. Si rezultat startupi ka fituar 1.5 milion dollar nga investitorë të ndryshëm dhe 100 mijë dollar nga MIT. (PCWorld Albanian)

Kjo paisje mund të diagnostikojë Malarian në vetëm 5 sekonda
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)