Kina dhe Rusia kryesojnë listën e të dyshuarve për hakimin e Yahoo

Publikuar më: 23-09-2016

3500Nëse na duhet të besojmë në atë që Yahoo thotë se është hakuar nga disa hakera shtetëror të sponsorizuar, atëherë ekzistojnë pak të dyshuar, e në mesin e tyre janë Kina dhe Rusia, shkruante prestigjozja Britanike The Guardian ditën e sotme.

Nisur nga fakti që Yahoo nuk ka dhënë asnjë informacion të detajuar mbi sulmin disa ekspertë sigurie shtruan pyetjen: “Pse hakerat shtetërore do të hakonin Yahoo?”

Analistët thonë se është më pak problematike për Yahoo tja atribojë hakerave shtetëror, të cilët kanë mjetet më të sofistikuara të hakimit, sesa një grupi kriminal sidomos në momentin që pronat e saj të internetit po blihen nga Verizon për 4.8 miliard dollar.

Fillesesat e zbulimit të hakimit datojnë nga muaji Gusht kur një haker publikoi kredencialet e 200 milion llogarive në tregun e zi online. Edhe pse Yahoo akoma nuk ka dhënë provat që konfirmojnë hakimin nga hakera shtetëror, ka të tjerë që janë skeptik për hakimin nga një grup kriminal.

Mund të kujtojmë hakimin e Google në 2010-tën nga disa hakera shtetërore kinez, një aksion i cili mbante emrin e koduar Aurora. Hulumtuesi i Comodo, Kenneth Geers tha se Yahoo është një lojtar strategjik në botën e internetit duke qenë në të njëjtën kohë objektiv joshës.

Një akademik amerikan i cili refuzoi të dilte publikisht kishte thënë për The Guardian: “Nuk e blej fare. Refuzoj në mënyrë kategorike mundësinë e hakimit nga hakera shtetëror.”

Ndërkaq eksperti i sigurisë pranë BT America, Constant Karagiannis ishte shprehur me fjalët: “Nuk përputhet me qëllimet dhe objektivat e sulmeve kibernetike shtetërore. Nuk është kemi të bëjmë me përgjime e as sabotim për përfitime financiare.” (PCWorld Albanian)

Kina dhe Rusia kryesojnë listën e të dyshuarve për hakimin e Yahoo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)