KickassTorrents offline pas arrestimit të themeluesit Artem Vaulin

Publikuar më: 21-07-2016

kickass_torrents-930x465KickassTorrents i njohur edhe si KAT është momentalisht offline. Pasi e kemi provuar disaherë të qasemi në http://kat.cr mësuam se uebfaqja më popullore në botë e torrenteve është offline.

Ndërprerja ka ardhur menjëherë pas arrestimit të 30 vjeçarit Artem Vaulin, themeluesi i dyshuar i KAT. Autoriteteve Amerikane kanë filluar përpjekjet për të ekstraduar ukrainasin pas arrestimit të tij në Poloni i cili përballet me disa akuza si ajo shkeljes së të drejtave autoriale dhe pastrim parash.

KAT numëron më shumë se 50 milion vizitorë unikë çdo muaj dhe rënditet në vendin e 69-të mes 100 uebfaqeve më të klikuara në internet. Padia e bërë ndaj KAT përmban disa statistika mjaft interesante si operimi në 28 gjuhë të botës dhe gjeneron mes 12.5 deri në 22.3 milion dollar nga reklamimi çdo muaj.

Uebfaqet si KAT dhe ThePiratebay nuk hostojnë përmbajtje të pirateruara por ofrojnë lidhjet e torrenteve për shkarkimin e softuerëve, lojërave, muzikës, shfaqjeve televizive dhe filmave ilegaisht. Akoma nuk ka një qëndrim zyrtar nga drejtuesit e uebfaqes por autoritetet federale amerikane thanë se kanë konfiskuar domeinet zyrtare të faqes. (PCWorld Albanian)

KickassTorrents offline pas arrestimit të themeluesit Artem Vaulin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)