Kërkesat e harduerit të sistemit operativ Windows do të rriten për herë të parë që nga 2009

Publikuar më: 24-05-2016

4388430444_4286c80017_b-640x427Windows Vista ishte një shok për përdoruesit e Windows-it, kjo sepse kërkesat për harduer të sistemit operativ tejkalonin ato të Windows XP. Versionet 32-bit kërkonin një proçesor 1 Ghz, 1GB RAM, grafika DirectX9 dhe 15GB memorje të brendshme të lirë.

Këto ndryshime të reja i paraprinë asaj që do të vinte, Windows 7-tës në 2009-tës sistem operativ i cili kërkonte harduer po aq sa edhe Windows Vista. Windows 8-ta qëndroi në të njëjtin vend e kështu vijoi edhe me Windows 10-tën.

Por pritet që përditësimi vjetor i Windows 10-tës që do të mbërrijë këtë verë të ndryshojë edhe standartet. Përdoruesit duhet të kenë të paktën 2GB RAM për instalimet 32Bit të Windows 10-tës. Këto ndryshime u vunë në dukje nga WinBeta dhe Nokia Power User. Windows-i natyrisht që do të instalohet edhe në sistem me më pak se 2GB RAM por nuk do të funksionojë aq mirë.

Megjithatë nuk do të jetë ky i vetmi ndryshim hardueri që do të mbërrijë këtë verë. Pas datës 28 Korrik, të gjitha sistemet e reja duhet të funksionojë me versionin 2.0 të Modulit të Platformës së Sigurtë (TPM). Ky modul shfrytëzohet për qëllime sigurie dhe enrkriptimi si dhe për ruajtjen e çelësave të enkriptimit. Gjer me ardhjen e përditsimit të parë të Windows 10-tës, prodhuesit mund të përzgjidhnin mes TPM 1.2 dhe 2.0.

Specifikat e reja përmbajnë edhe disa udhëzues në lidhje me madhësitë e pranuara të ekraneve. Windows 10 Mobile në të kaluarën mund të instalohej në ekrane deri në 7.9 inç ndërsa versioni i plotë i sistemit operativ mund të instalohej në ekrane më të mëdha se 8 inç. Që të dy kufinjtë tani do të zgjerohen me të parin që shkon deri në 9 inç dhe e dyta fillon nga 7 inç.

Do të shtohet edhe mbështetja për proçesorin e ri Snapdragon 820 në Windows 10 Mobile. Por kjo mbështetja nuk përfshin arkitekturat 64Bit vetëm ato 32Bit. Zëdhënësit e Microsoft premtuan gjatë konferencës së zhvilluesve se një mbëshetje për proçesorët ARM 64Bit do të vinte nga fundi i vitit. (PCWorld Albanian)

Kërkesat e harduerit të sistemit operativ Windows do të rriten për herë të parë që nga 2009
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)