Kërkesa për telefonët Pixel më e lartë sesa parashikimet

Publikuar më: 27-10-2016

google-pixel-xl-100689285-largeTë blesh një Pixel nuk ka për të qenë e lehtë. Google raportoi se porositë tejkalojnë pritshmëritë e Apple dhe si rezultat Pixel XL modeli 128GB është më i vështiri për tu blerë.

Sipas një raporti të 9to5Mac të cilët porositën një Pixel XL në Google Play Store menjëherë u njoftuan nga Google se kërkesa për telefonët e kompanisë kishte qenë më e lartë sesa pritshmëritë dhe porosia e tyre nuk mund të kryhej.

Në këtë moment porositja e një telefoni Pixel XL është terësisht e pamundur sepse kompania nuk ka në stock përveç modelin 32GB në ngjyrë gri. Ndërkaq modeli në ngjyrë blu i Pixel XL do të mbërrijë vetëm pas datës 2 Dhjetor. (PCWorld Albanian)

Kërkesa për telefonët Pixel më e lartë sesa parashikimet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)