Keqfunksionimi i një kompjuteri me Windows 3.1 mbyll aeroportin e Parisit

Publikuar më: 14-11-2015

173256_microsoft-windows-3-1-logoAutoritet e Aeroportit të kryeqytetit francez, Paris, ndaluan aktivitetin përkohësisht pas dështimit të një serveri i cili funksiononte me Windows 3.1. Po, është mëse e vërtetë dhe e kemi fjalën për sistemin operativ i cili daton që nga 1992.

Këtë problem e raportoi revista satirike franceze Le Canard Enchaîné. Ky aeroport shfrytëzon një system quajtur DECOR për të komunikuar me pilotët e avionëve në kushte ekstreme atmosferike. Të shtunën e kaluar aeroporti ishte pushtuar nga mjegulla dhe ky system është esencial çka detyroi mbylljen e aeroportit.

Por përdorimi i sistemeve antike nuk është diçka e pazakontë për këtë aeroport. Zv Presidenti tha se i gjithë departamenti i kontrollit ajror bazohej në katër sisteme operative të ndryshme ku që të gjithë janë 10-20 vite të vjetër duke filluar nga Windows 3.1 gjer në Windows XP.

Duke pasur parasysh vjetërsinë e këtyre sistemeve, autoritetet aeroportuale e kanë të vështirë të gjejnë njerëz të kualifikuar për këtë punë. Qeveria franceze ka premtuar se këto sisteme do të përditësohen në 2017-tën. (PCWorld Albanian)

Keqfunksionimi i një kompjuteri me Windows 3.1 mbyll aeroportin e Parisit
2 votes, 3.00 avg. rating (68% score)