Keni një iPad? Lehtësisht mund ta shfrytëzoni si një ekran të dytë në kompjuterin tuaj Windows

Publikuar më: 13-05-2015

duet-displayPërdoruesit e një kompjuteri Windows të cilët zotërojnë një iPad do të mund ta shfrytëzojnë atë edhe për qëllime të tjera përveç si një tablet. Tani, një iPad mund të funksionojë si një ekran sekondar i aftë të përpunojë deri në 60 frekuenca në sekond.

Duet Display quhet softueri që e bën të mundur këtë gjë. Një funksionalitet i tillë kishte qënë edhe përpara i disponueshëm në kompjuterat Mac OS X dhe duke filluar që nga dita e sotme Duet Display do të mbështesë edhe sistemin operativ Windows.

Për të shfrytëzuar Duet Display është i nevojshëm një aplikacion server në kompjuterin i cili do të ndajë ekranin. Por që u duhet të paguani 15.99 dollar për aplikacionin iOS të Duet i cili është i domosdoshëm të jetë i instaluar në iPad.

Nuk ka ngelur gjë tjetër veçse të bëni lidhjen e iPad-it me kompjuterin përmes portës USB. Falë softuerit të Duet instaluar në kompjuterin Windows, iPad-i do të njihet si të ishte një ekran sekondar. Vlerësimet e atyre që kanë përdorur këtë aplikacion kanë qenë tepër pozitive madje edhe në kompjuterat të cilët nuk shquhen për performancë të lartë. (PCWorld Albanian)

Keni një iPad? Lehtësisht mund ta shfrytëzoni si një ekran të dytë në kompjuterin tuaj Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)