Kemi nevojë për Policinë e Internetit dhe tani më shumë se kurrë

Publikuar më: 22-06-2015

mayberry-sheriff-car-police-car-retro-revival-antique-000000147714-100264013-primary.idge

Roger A. Grimes – Columnist InfoWorld

Pak vite më parë mora një mesazh elektronik i paisur me Spam nga një femër që nuk e njihja. Ishte ai lloj Spam-i i cili shfaqte mesazhe të shpeshta të kompromentimit të kompjuterit nga një bot. Kjo e thënë ndryshe ai që ja kishte dërguar këtë Spam nuk po shfrytëzonte postën e saj elektronike vetëm për të dërguar edhe të tjerëve. Me qëllimet më të sinqerta unë iu përgjigja asaj duke i thënë se jam një ekspert sigurie në internet dhe se kisha marrë një e-mail me Spam nga kompjuteri i saj duke vënë në dukje faktin se kompjuteri mund të ishte infektuar. Ia sqarova edhe sesi ta pastronte kompjuterin.

Përgjigja e saj ishte irrituese. “U lodha nga ju që më akuzoni se po u dërgoj viruse. Nëse nuk ndaloni së dërguari kësilloj paralajmërimesh do ju raportoj tek Policia e Internetit.” Qetësisht iu përgjigja duke i thënë se isha me të mirët dhe po përpiqesha ta ndihmoja. Por ajo më tha se më kishte raportuar tek Policia e Internetit dhe do të arrestohesha shumë shpejt.

Unë buzëqesha atëherë dhe vazhdoj e buzëqesh edhe tani lidhur me kërcënimin e saj për të më raportuar tek Policia e Internetit. Por sinqerisht do të dëshiroja të ekzistonte një dikaster i tillë. A nuk mendoni se ka ardhur koha që të kemi një Polici Interneti?

Krimet në Internet janë të frikshme. Spam-i pothuaj mbizotëron gjysmën e postave elektronike. Sulmet DDos po shtohen çdo ditë e po bëhen më të fuqishme. Pothuaj çdo kompani është hakuar të paktën një herë. Informacionet tona personale dhe financiare po vidhen disaherë në vit. Qeveritë e vendeve po hakojnë kompanitë më të mëdha të internetit duke zbuluar mesazhet elektronike dhe të dhënat e tyre. Të tjerë po vjedhin të dhënat personale e po kërkojnë në para në këmbim. A mund të ketë më keq se kaq?

A nuk do të ishte e dobishme nëse ne kapim telefonin dhe thirrim një zyrtar të Policisë së Internetit? E di që propozimi im ska për ta parë kurrë dritën e diellit. Por është e turpshme nëse ne nuk përpiqemi të paktën ta bëjmë një realitet. Për fat të keq agjensitë tona të zbatimit të ligjit nuk kanë aq fuqi sa për të luftuar krimin në internet për disa arsye.

E para, pjesa më e madhe e krimeve në internet tejkalojnë kufinjtë ligjor. Ju mund të mblidhni çdo provë e ta dërgoni përpara gjykatës por shtetet si Kina, Nigeria dhe Rusia nuk kanë për ta përligjur mandatet që vinë nga SHBA dhe e anasjellta. Edhe pse një pjesë e madhe e shteteve kanë ndërtuar marrëveshje specifike në lidhje me krimet kompjuterike, lojtarët e mëdhënj akoma jo. Ca krime të internetit po mbrohen dhe lejohen nga qeveria Ruse, të tjera shtete smund të bëjnë asgjë kundër pasojave të saj.

E dyta, një pjesë e madhe e agjensive të zbatimit të ligjieve janë të përqendruar në botën reale, të prekshme. Një pjesë e madhe e agjentëve nuk janë të specializuar në lidhje me krimin kompjuterik. Një pjesë e madhe e departamenteve ligjor janë të privilegjuar nëse kanë të paktën një individ që mund të kryejë një hetim në lidhje me krimet kompjuterike.

Me fjalë të tjera, policët e ditëve të sotme zakonisht na paralajmërojnë rreth vjedhjeve, mashtrimve, kriminelëve etj. Në shtëpinë time, në Florida mund ti telefonoj policisë lokale për të raportuar një krim, ndërsa nuk ka një departament të tillë për kërcënimet në internet.

E treta, nuk ka një program vëzhgimi qëndror në botën dixhitale ku individët mund të raportojnë. Nëse ne biejmë pre e ndonjë mashtrimi kujt ti raportojmë? Microsoft? FBI-së?

A nuk do të ishte diçka e bukur të kishim një kontakt e-mail dhe telefon ku mund të raportonim për krimet në internet? Unë do të isha gati të paguaja për të, besoj se edhe ju. Ne mund të vendosim një taksë 1 % për të gjitha pikat e aksesit në internet dhe përmes tyre të financojmë një departament të ri gobal të Policisë së Internetit. Departamenti do të bashkëpunonte me njësitë lokale për të koordinuar hetimet si dhe arrestimet.

Thjeshtë mjafton ti bëjmë “Forward” të gjitha mesazheve elektronike me spam në një postë të caktuar elektronike ndërtuar për të hetuar këtë sektor. Pikërisht atëherë Policia e Internetit do të mund të mbronte përdoruesit e internetit nga mashtrimet edhe në të ardhmen. Kjo Polici Interneti do të mund të hetonte çdo lloj mashtrimi madje edhe të mund të arrestonte apo penalizonte kriminelët që nga shtëpia e tyre.

Sa do doja sikur vite më parë kur ajo gruaja më kërcënoi mua se do të kontaktonte policinë të kishte pasur mundësi ta bënte më të vërtetë. (PCWorld Albanian)

Kemi nevojë për Policinë e Internetit dhe tani më shumë se kurrë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)