Katër Chromebook të rinj i bashkohen listës së laptopëve që mund të instalojnë aplikacionet Android

Publikuar më: 18-11-2016

hp-chromebook-13-840x557Edhe pse me ritëm të ngadaltë Google po vijon të lançojë aplikacionet Android në më shumë laptopë Chrome OS. Këtë javë kompania në heshtje të plotë shtoi mbështetjen e Play Store në katër Chromebook të rinj.

Sipas 9to5Google, laptopët e rinj janë: Dell Chromebook 13, HP 13, Samsung Chromebook 3 dhe Asus C3001SA. Ato i bashkohen laptopëve Acer R13, Chromebook Pixel 2015, Acer Chromebook R11 dhe Asus Chromebook Flip si modelet e parë që kishin qasje në Play Store.

Ju kujtojmë se kjo mbështetje është e disponueshme vetëm për ata që instalojnë një ndërtim të Chrome OS nga kanali i zhvilluesve. Që të bëheni pjesë mjafton të drejtoheni tek Settings > About Chrome OS > More Info > Change Channel dhe të përzgjidhni Developer Channel.

Automatikisht do të fillojë shkarkimi i versionit eksperimental të sistemit operativ por duhet të keni parasysh se problemet dhe ngërçet në këto ndërtime janë të shumta. (PCWorld Albanian)

Katër Chromebook të rinj i bashkohen listës së laptopëve që mund të instalojnë aplikacionet Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)