Kaspersky: Windows Phone shumë më i sigurtë sesa iOS dhe Android

Publikuar më: 11-06-2015

gsmarena_001Eugene Kaspersky, CEO dhe hulumtues i sigurisë pranë Kaspersky Lab, tha se që të dyja, Android dhe iOS kanë dobësi të shumta ndërsa Windows Phone me aq sa kanë mundur të analizojnë është terërisht e pastër. Këtë koment ai e bërë në një konferencës të sigurisë mbajtur në Australi.

“Kriminelët kibernitikë janë të fiksuar pas iOS dhe aktualisht ky sistem operativ ka dobësi të shumta,” tha Kaspersky, duke numëruar edhe miliona të tjera sulme ndaj Android gjithashtu.

Ai vuri theksin tek rritja e sulmeve ndaj paisjeve mobile, dhe kjo vjen si rezultat i përdorimit të aplikacioneve dhe llogarive bankare nga telefoni. Në të vërtetë, 97 % e përdoruesve të një smartfoni aksesojnë llogaritë e tyre bankare.

Kaspersky tha se “Windows është një sistem operativ shumë më i mirë sesa pjesa tjetër e platformave (iOS, OS X dhe Android) ku Microsoft po bën një punë akoma më të mirë me versionin e ardhshëm në shtërngimin e masave të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Kaspersky: Windows Phone shumë më i sigurtë sesa iOS dhe Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)