Karta grafike 250 dollarëshe Nvidia GTX 1060 “vret” GTX 980

Publikuar më: 07-07-2016

nvidia-geforce-gtx-1060-5-100670094-largeZakonisht kartat grafike buxhetore të Nvidia dalin në shitje muaj pas prezantimit të një modeli luksoz GeForce. Gjenerata më e fundit është një pasqyrë e qartë sepse GeForce GTX 960 debutoi katër muaj pas GTX 980 dhe 970.

Një gjeneratë më parë situata ishte edhe më dekurajuese, GTX 660 doli në shitje pas gjashtë muajsh nga debutimit i GTX 680. Por ky nuk është rasti i GTX 1060.

Mëngjesin e ditës së sotme Nvidia prezantoi GTX 1060, vetëm një muaj nga zyrtarizimi i GTX 1080 dhe 1070 në përpjekje për të luftuar me Radeon RX 480 të AMD-së. Kjo padyshim duket një hap i përshpejtuar dhe i domosdoshëm të paktën për strategjinë e kompanisë.

Por nuk është kjo surpriza e ditës së sotme sepse GTX 1060 është më e fuqishme se karta grafike 200 dollarëshe e AMD-së dhe se GTX 980 500 dollare e cila ishte më e mira e Nvidias vitin e kaluar.

nvidia-geforce-gtx-1060-1-100670092-large

Zemra që rreh në brendësi të kësaj karte grafike është një proçesor GP106 me arkitekturën 16nanometër Pascal. Përmban 1280 bërthama CUDA dhe është e ndërtuar me po të njëjtin profil të GTX 1070 me frekuencë bazë 1,7 Ghz dhe e gjitha kushton vetëm 250 dollar.

Ashtu si AMD RX 480, Nvidia GTX 1060 është e gatshme për paisjet e realitetit virtual si Oculus Rift dhe HTC Vive duke ofruar një frekuencë të pastër imazhesh edhe në rezolucionin 2560×1440.

Edhe karta grafike nuk përmban memorjen GDDR5X të GTX 1080-tës, memorja 6GB GDDR5 me kapacitet 8Gbps do të mjaftonte pothuajse për çdo videolojë në një rezolucion të lartë sot në treg. GTX 1060 përmban një portë HDMI 2.0b dhe tre porta ekrani 1.4.

Një fitore e madhe fshihet edhe në konsum, Radeon RX 480 dorëzohet përballë GTX 1060 të cilët shpenzojnë mesatarisht 150vat dhe 120 vat respektivisht. (PCWorld Albanian)

Karta grafike 250 dollarëshe Nvidia GTX 1060 “vret” GTX 980
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)