Karta e re grafike Nvidia GTX 1060 me 3GB RAM sfidon Radeon RX 480 të AMD-së

Publikuar më: 19-08-2016

evga10603gb-100677566-largeNvidia nuk di të ndalet. Ditën e enjte kompania e shquar e kartave grafike prezantoi një model 3GB të GTX 1060-tës me kosto të ulët.

Modeli i ri do të kushtojë 200 dollar duke u pozicionuar si rivali kryesor i AMD Radeon RX 480. Për të përmbushur nevojat e kostos prej 200 dollar, GTX 1060 humb gjysëm me memorjes nga 6GB në 3GB. Në të njëjtën kohë janë reduktuar edhe bërthamat CUDA nga 1280 në 1152. Në terësi karta e re grafike do të humbasë 5% të performancës totale ose 3 frekuenca në sekond në një video lojë.

Ndërsa versioni origjinal GeForce GTX 1060 arrin të për ofrojë një frekuencë të pëlqyeshme në rezolucionin 1440p, modeli i ri me 3GB RAM do të kompromentojë performancën në terësi edhe pse në nivele të ulëta.

Çdo gjë tjetër ngelet e njëjta që nga frekuenca standarte 1.5 Ghz dhe bandwidth 8Gbps i memorjes 192 bitëshe. Karta grafike konsumon 120 vat energji çka e bën të rekomandueshme një ushqyes prej 400 vatësh. (PCWorld Albanian)

Karta e re grafike Nvidia GTX 1060 me 3GB RAM sfidon Radeon RX 480 të AMD-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)