Kapitullon Firefox OS; Mozilla nuk do të mbështesë më zhvillimin e platformës mobile

Publikuar më: 09-12-2015

firefox-iosMozilla i ka dhënë fund ambicjeve të saj në botën mobile duke njoftuar se nuk do të ofrojë më sistemin operativ për telefonët Firefox OS.

Kjo tërheqje ishte suprizuese sepse Mozilla e konsideronte sistemin operativ si një ndër projektet e saj më madhore. Disa operatorë e ndoqën nismën e Mozilla e megjithatë kjo alternativë me kosto më të ulët sesa telefonët Android dhe iOS nuk gjeti kurrë mbështetjen e supozuar.

Kjo mbase për vetë faktin se në botën mobile bëhet fjalë për një garë tjetër. Mozilla shpresonte se aplikacionet e bazuara në HTML5 janë e ardhmja. Po janë e ardhmja në desktop por jo akoma në platformat mobile. Kjo do të thotë të distancohej nga aplikacionet mobile me të cilat operojnë platformat rivale si Android dhe iOS.

Për të pasur sukes, Firefox OS duhej të përqafohej nga zhvilluesit e aplikacioneve e cila në teori ishte e pamundur. Aplikacionet e bazuara në HTML5 duhet të përshtaten për harduerët mobile si giroskopët dhe kamerat.

Duke qenë se ky sistem operativ është një projekt me burim të hapur me shumë gjasa do të vijojë të jetojë edhe në të ardhmen në një formë apo tjetrën. Vetë Mozilla e konfirmoi këtë gjë duke thenë se do të vijojë me eksperimente të reja në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Kapitullon Firefox OS; Mozilla nuk do të mbështesë më zhvillimin e platformës mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)