Kamera e Pixel shfaq probleme, Google përpiqet ta riparojë me një përditësim softueri

Publikuar më: 28-10-2016

_92112488_gettyimages-612440054Google po zhvillon një përditësim softueri për të adresuar një problem me kamerën e telefonët Pixel.

Një grup përdoruesish shpërndanë fotot e realizuar me një telefon Pixel i cili thuhet se ka kamerën më të mirë që bart një telefon inteligjentë ditëve të sotme.

Fotot kishin një problem, në skajin e djathtë shfaqej një efekt në formë aureole.

Përdoruesit u alarmuan kur mësuan se Google po përpiqet të zgjidhë një problem harduerik me një përditësim softueri.

Efekte të tilla mund të jenë pjesë e çdo kamere telefoni por rasti i Pixel duket të jetë më kronik. Një video në Youtube e publikuar nga Jeff Springer e ilustron akoma edhe më mirë problemin e telefonit.

_92113341_bd264451-e3f4-4fd9-91ac-081e8ec43987Gjatë prezantimit të telefonit në Tetor Google tha se Pixel kishte marrë vlerësimin më të lartë nga DxOMark i cili mat performancën e kamerave. Vlerësimi i dhënë vinte theksin tek problemi vetëm në dritë të fortë.

Google tha se është duket zhvilluar një softuer i cili mund të riparojë problemin. (PCWorld Albanian)

Kamera e Pixel shfaq probleme, Google përpiqet ta riparojë me një përditësim softueri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)