Ka startuar përditësimi i telefonëve Windows në Windows 10 Mobile në Europë

Publikuar më: 15-01-2016

microsoft_lumia_640_xl_lte_dual_simPas muajsh pritjeje, Microsoft më në fund po fillon përditësimin e telefonëve Windows Phone 8.1 në Windows 10 Mobile. Dhe modeli i parë që do të privilegjohet është Lumia 640.

Dhe përditësimi ka filluar në Europë ku T-Mobile konfirmoi Windows 10 Mobile në Poloni. Fillimisht Microsoft kishte premtuar përditësimin për të gjithë telefonët Lumia në fund të 2015-tës, një premtim ky i pambajtur ndërsa më pas lajmëroi për shtyrjen e tij në tre mujorin e parë të 2016-tës.

Çdo telefon Windows Phone 8.1 i cili ka memorje të brendshme mbi të paktën 4GB do të mund të instalojë Windows 10 Mobile.

Dy telefonët e parë që sollën Windows 10 Mobile në treg ishin Lumia 950 dhe 950 XL të prezantuar në muajin tetor gjatë një evenimenti të Microsoft. Këto dy telefonë sollën edhe teknologjinë Continumm e cila kërkon harduer specifik për të përdorur. Kjo do të thotë se edhe pse Continumm është pjesë integrale e Windows 10 Mobile telefonët aktual Lumia nuk do të përfitojnë nga ky funksionalitet. (PCWorld Albanian)

Ka startuar përditësimi i telefonëve Windows në Windows 10 Mobile në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)