Ka mbërritur versioni zyrtar i shfletuesit Opera me VPN të integruar

Publikuar më: 20-09-2016

opera-desktop-vpnOpera zytarisht ka filluar ofrimin e një shfletuesi desktop i cili përmban të integruar një shërbim të palimituar VPN.

Në të vërtetë ky shërbim është i disponueshëm që nga muaji Prill në versionet beta të shfletuesit ndërsa me përditësimin e ditës së sotme, Opera 40, VPN-ja do të ofrohet për të gjithë.

Opera thotë se ka 350 milion përdorues të produkteve të saj por nuk dihet specifikisht se për çfarë bëhet fjalë. Një nga avantazhet e këtij shërbimi është të ofruarit falas dhe pa kufizim.

Ky mund të jetë ndryshimi i fundit përpara se kompania të shitet tek një konsorcium kinez drejtuar nga Qihoo 360 për 600 milion dollar. (PCWorld Albanian)

Ka mbërritur versioni zyrtar i shfletuesit Opera me VPN të integruar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)