Ka mbërritur versioni i parë eksperimental i Skype for Business në kompjterat Mac

Publikuar më: 27-04-2016

office-365-april-update-1-100657993-largePlatforma e re e komunikimit për bizneset më në fund ka mbërritur edhe në kompjuterat Mac pas debutimit për Windows vitin e kaluar. Mëngjesin e ditës së djeshme Microsoft prezantoi versionin e parë eksperimental të Skype for Business në Mac.

Skype for Business është pasardhësi i produktit Lync të kompanisë i cili është akoma i disponueshëm në Mac gjersa ky tranzicion të përfundojë. Versioni final i softuer do të mbërrijë gjatë tre mujorit të tretë të vitit.

Gjatë kësaj periudhës Microsoft ka premtuar dy version të tjera beta. Versioni i dytë do të sjellë komunikimin me tekst, Indikatorët dhe kontaktet. Versioni tretë do të sjellë mbështetjet për thirrjet telefonike dhe funksionalite të tjera të avancuara. Është shumë e rëndësishme për bizneset që paguajnë për Skype for Business të kenë mund të kryejnë thirrje drejt linja tradicionale telefonike.

Ky version beta i platformës afirmon më tej vizionin e ri të Microsoft për tu gjendur me produktet e saj edhe në platformat e rivalëve, si në rastin e Mac. (PCWorld Albanian)

Ka mbërritur versioni i parë eksperimental i Skype for Business në kompjterat Mac
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)