Ka mbërritur Ubuntu 15.10 Wily Werewolf. Konvergjenca mes platformave desktop dhe mobile akoma larg

Publikuar më: 23-10-2015

werewolf-100623196-largePublikimet e versioneve të reja të sistemit operativ bazuar në Linux, Ubuntu, nuk po tërheqin vëmendje kohët e fundit. Një vit më parë Ubuntu solli 14.10 dhe risitë mungonin si asnjëherë më parë. U hodhën bazat e para të konvergjencës së re mes platformave mobile dhe desktop por e gjitha akoma është në letër.

Më pas erdhi Ubuntu 15.04, një version me mbështetje afatgjatë(LTS) por që nuk la gjurmë në historinë e versioneve të sistemit operativ. Që nga dita e djeshme, Ubuntu ka publikuar versionin 15.10 të sistemit operativ e pothuaj asgjë nuk ka ndryshuar edhe njëherë tjetër.

Zhvilluesit e Caonical akoma po punojnë me konvergjencën dhe hardueri i shumëpritur akoma nuk ka mbërritur. Megjithashtë Ubuntu 15.10 sjell disa shtesa të dobishme.

Ndryshimet e prekshme

Një pjesë e madhe e ndryshimeve janë përditësime të softuerëve që përmban sistemit operativ Ubuntu. Wily Werewolf, emri i koduar i Ubuntu 15.10, sjell versionin 4.2 të Kernel dhe versionin e parë driverit AMDGPU. Suita e produktivitetit LibreOffice tani ka kaluar në versionin 5.0.1 duke sjellur funksionalitete të përmirësuar në editimin e dokumenteve.

Shfletuesit Firefox dhe Chromium janë përditësuar në versionet më të fundit. Ndërfaqja Unity e desktopit tani fuqizohet nga GNOME 3.16. Versioni MATE i Ubuntu gjithashtu ka kalua rnë version më të ri të GNOME 1.10. Efektet 3D të Compiz funksionojnë më mirë në versionet MATE të Ubuntu. Edhe driverat e Bluetooth janë përditësuar.

Një nga ndryshimet më madhore në Ubuntu janë “Scrollbars” të cilët shfaqen kur afroni cursorin mbi të në cepin e djathtë të dritareve.

Edhe Unity 7 ka pësuar disa ndryshime, dhe kryesoret kanë të bëjnë me përmirësime të cilësisë. Gjithësesi zhvilluesit nuk po shpenzojnë energj dhe kohë në Unity 7 për arsye se pritet debutimi i Unity 8 që do të sjellë edhe konvergjencën mes telefonëve dhe kompjuterave.

Çfarë mund të sjellë Ubuntu 16.04?

Ubuntu 15.10 hedh bazat e Ubuntu 16.04 version i cili do të ketë mbështetje afat gjatë dhe do debutojë në Prill. Ubuntu 16.04 do të sjellë një version eksperimental të Unity 8.

I rëndësishëm ngelet fakti se është një version LTS. Për një pjesë të madhe të përdoruesve ky thjesht do të jetë një tjetër version Ubuntu 16.04 me softuerë të përditësuar. (PCWorld Albanian)

Ka mbërritur Ubuntu 15.10 Wily Werewolf. Konvergjenca mes platformave desktop dhe mobile akoma larg
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)