Ka mbërritur Linux Mint 18, përdoruesit e 17.3 duhet të presin

Publikuar më: 11-07-2016

linux-mint-18-background-100665538-largeProjekti Linux Mint sapo ka publikuar versionin final të Linux Mint 18 “Sarah” pa disa versionesh beta. Tani projekti në fjalë po punon për të ofruar përditësimin për të gjithë përdoruesit e Linux Mint 17.3.

Zakonisht dy edicione të Linux Mint janë të disponueshme: varianti modern Cinnamon dhe varianti tradicional MATE. Por versioni më i fundit padyshim është madhor pas plot dy vitesh, një debutim i cili bën të mundur kalimin nga kodi i Ubuntu 14.04 në Ubuntu 16.04. Me fjalë të tjera më shumë funksionalitete të reja dhe performancë.

Për momentin Linux Mint 18 mund të instalohet vetëm nga e para. Sapo versioni 18 të jetë i disponueshëm për përditësim nga 17.3, përdoruesit e këtij të fundit do të marrin një njoftim në desktopët e tyre. Përgjatë muajit Korrik, Linux Min do të vijojë punën për të ofruar versionin 18 për desktopët KD Plasma dhe Xfce.

Së fundi projekti është përgatitur edhe për Linux Mint 18.1. Axhenda zyrtare premton më shumë përmirësime të desktopëve Cinnamon dhe versionin 3.0 të MATE. (PCWorld Albanian)

Ka mbërritur Linux Mint 18, përdoruesit e 17.3 duhet të presin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)