Ka mbërritur aplikacioni i shërbimit Cloud të Amazon

Publikuar më: 07-07-2015

amazonclouddrive-100594996-large

Amazon po përpiqet të rrisë pjesën e saj dhe në fushën e shërbimeve cloud të ruajtjes së përmbajtjeve. Tanimë përkrah OneDrive, Dropbox, iCloud etj renditet në dyqanet e aplikacioneve në platformat iOS dhe Android, dhe aplikacioni i Amazon Cloud Drive.

Me anë të këtij aplikacioni përdoruesit mund të shohin skedarët, dokumentet, fotot, të luajnë muzikë dhe video dhe madje ti shpërndajnë ato në shërbime të tjera. Cloud Drive është një kombinim i shërbimeve të ruajteve të fotove dhe muzikës që Amazon ofronte vecmas deri më sot, tani gjenden të gjitha në një.

Sigurisht që një shërbim i tillë do ta kishte një cmim, por mos u trembni pasi Cloud Drive është shërbimi që kushton më pak në llojin e vet. Amazon ka sjellë tek konsumatorët një sërë ofertash por rëndësi ka që hapsira e palimituar e Cloud Drive do të kushtojë 60$ në muaj. Pra Amazon po i konkuron shërbimet aktuale në treg jo vetëm me anë të karakteristikave që sjell por dhe me cmimin, një element shumë i rëndësishëm nga këndvështrimi i konsumatorit.

Është e rëndësishme të themi se ende Amazon nuk ofron një aplikacion të tillë për desktop ndaj do i sugjeronim të ndërtonte dhe një të tillë. Pavarësisht cmimit mund të themi se Cloud Drive ka një sërë disavantazhesh.

Cloud Drive nuk ofron mundësi për të lëvizur skedarët, për ti modifikuar ata apo për të ngarkuar përmbajtje të re. Ngarkimi i fotove mund të ndodhë përmes aplikacionin Amazon Photos. Por kompania ka premtuar përmirsime të ndjeshme të aplikacionit në të ardhmen. Megjithatë pavarësisht të gjithave, debutimi i një aplikacioni të tillë tregon se Amazon po e sheh me seriozitet këtë biznes. (PC World Albanian)

Ka mbërritur aplikacioni i shërbimit Cloud të Amazon
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)