Ka filluar përditësimi i shumëpritur në Windows 10 Mobile tek telefonët Windows Phone 8.1

Publikuar më: 18-03-2016

windows-10-mobile-upgrade-success-100650988-largeMë fund Microsoft filloi të dërgonte përditësimin e Windows 10-tës tek telefonët e vjetër Lumia duke përmbushur kështu një premtim të bërë pothuajse një vit më parë.

E megjithatë jo të gjithë telefonët Lumia do të jenë të aftë të funksionojnë me Windows 10-tën. Microsoft ka publikuar një listë me 18 telefonë të mbështetur: Lumia 1520, 930, 640, 640XL, 730, 735, 830, 532, 535, 540, 635 1GB, 636 1GB, 638 1GB, 430 dhe 435.

Gjithashtu përditësimin në fjalë do e marrin edhe telefonët e palëve të treta si BLU Win HD w510u, BLU Win HD LTE x150q dhe MCJ Madosma Q501.

Por kush ka ngelur jashtë kësaj liste? Mbase një nga mungesat më të dukshme janë Lumia 1020 dhe HTC One M8. Microsoft nuk dha asnjë informacion nëse një ditë këto telefonë do ti shtohen listës së paisjeve të mbështetura.

Ekzekutivët e kompanisë edhe në të kaluarën kishin shpjeguar arsyet pse disa telefonë do të ngelen pa Windows 10-tën. Ata thanë se i frikësoheshin një eksperiencë dhe performance të dobët. “Objektivat tanë janë në ofrimin e Windows 10-tës tek ato produkte për të cilat ne jemi të sigurtë që ofrojnë më të mirën e sistemit operativ mobil.” (PCWorld Albanian)

Ka filluar përditësimi i shumëpritur në Windows 10 Mobile tek telefonët Windows Phone 8.1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)