Ka ardhur momenti që BlackBerry të vrasë BlackBerry-in

Publikuar më: 23-11-2015

0f41b529-cedf-4dcf-92cc-895c104a2fd3Galen Gruman – InfoWorld

Edhe njëherë, shefi ekzekutiv i BlackBerry John Chen, njeriut i cili shpëtoi kompaninë, shprehu siguri në një qëndrim kur tha se po planifikon të vrasë biznesin e telefonëve të BlackBerry. Këtë gjë po e thotë publikisht që një vit duke u thënë konsumatorëve që të shkojnë diku tjetër në një farë mënyre.

Mbase John Chen kërcënoi në këtë mënyrë që konsumatorët të tregonin më shumë përkushtim ndaj BlackBerry. Por kjo strategji ka dështuar sepse shitjet e telefonëve BlackBerry ka rënë në 3.5 milion njësi në vit.

Strategjia e re, detajet e së cilës i mësuam në muajin Shkurt me BlackBerry Classic duke prezantuar produktet muaj përpara debutimit, nuk e ka ndihmuar aspak BlackBerry-in.

Madje as prezantimi i “dhimbshëm” i BlackBerry Priv nga John Chen nuk do e ndihmojë kompaninë. Nëse ai besonte në telefonin Priv, të paktën do të ishte ndier rehat gjatë përdorimit të tij në prezantimin publik. Por ja që jo.

BlackBerry Priv është telefoni i parë i kompanisë kanadeze i cili përmban disa funksionalitete shtesë sigurie të padeklaruara zyrtarisht dhe specifikisht si dhe tastierën fizike tradicionale të BlackBerry. John Chen i përshkroi këto funksionalitete sigurie po aq të afta sa edhe ato të Samsung Knox. Me fjalë të tjera ky telefon nuk është aq i sigurtë sa telefonët tradicional BlackBerry dhe më pak i sigurtë se një iPhone. Nëse sipërmarrjet besojnë se një iPhone apo Samsung Galaxy S nuk është i sigurtë, as Priv nuk është i tillë.

Që qendër të debateve vazhdimisht ka qenë tastiera e rrëshqitshme dhe jo siguria e BlackBerry Priv. Ekzistojnë disa konsumatorë që e pëlqejnë këtë nismë të BlackBerry por pjesa më e madhe e adhuruesve të Android e kanë braktisur këtë format në favor të ekraneve me prekje.

Por edhe sikur ti përkushtohet paisjeve me ekrane të mëdha aty do të gjejë lojtarët e mëdhenj si Samsung, HTC, Motorola dhe LG.

Ne shtrojmë një pyetje të thjeshtë: Nëse shefi ekzekutiv nuk beson në produktet që shet kompania e tij po ne çfarë duhet të bëjmë? Dhe jo pak herë ka thënë se nuk sheh një të ardhme të produkteve mobile të BlackBerry.

Nëse shitjet e telefonëve BlackBerry vijojnë të biejnë, besojmë se ka ardhur momenti të Chen ti përkushtohet softuerit dhe të vrasë telefonët BlackBerry. Është për tu habitur pse BlackBerry nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë më parë duke parë strategjinë e re të kompanisë e cila konsiston në blerjen e firmave të vogla si rastin e Good Technology.

John Chen beson në transformimin e kompanisë në një kontraktor të sistemeve të komunikimit dhe softuerit të sigurtë. Kjo është ëndrra e tij dhe ekzistojnë agjensi qeveritare të shumta të cilat kanë me të vërtetë nevojë për një siguri të fortë. Kjo siguri mund të ofrohet përmes kombinimit të paisjeve BlackBerry dhe rrjetit BlackBerry.

BlackBerry duhet të përqendrohet në shitjen e produkteve të veçanta kryesisht për qeveritë dhe institucionet shtetërore të mbrotjes. Këto produkte duhet të përmbajnë platforma komunikimi të sigurta dedikuar kancelarëve, presidentëve, kryeministrave, ministrave dhe punojësve të NSA-së.

Përndryshe, BlackBerry të heqë dorë nga ky biznes. Të paktën kështu mendon shefi ekzekutiv i kompanisë. (PCWorld Albanian)

Ka ardhur momenti që BlackBerry të vrasë BlackBerry-in
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)