John Chen: BlackBerry do të sjellë dy telefonë Android në 2016-tën përpara se të vendosë fatin e biznesit të telefonëve

Publikuar më: 09-04-2016

priv_0201-100626153-galleryBlackBerry po planifikon të prezantojë dy telefonë Android këtë vit përpara se të vendosë të tërhiqet nga ky biznes me humbje prej vitesh për prodhuesin kanadez.

Kjo mund të përshkruhet si përpjekja e fundit e kompanisë ku John Chen tha për The National se gjatë 2016-tës BlackBerry do të prezantojë dy telefonë ku njeri do të jetë i pasiur me tastierë fizike dhe tjetri me ekran me prekje.

Fundi i 2015-tës shënoi edhe fundin e telefonëve BlackBerry 10 ndërsa telefoni Priv më shumë sesa asgjë tregoi angazhimin e kompanisë ndaj sistemit operativ Android. BlackBerry bëri të ditur se ka shitur afro 600,000 njësi, shumë larg pritshmërive prej 850,000.

Këto shifra të ulëta dhe rënie të vazhdueshme ka bërë që shumë analistë të mendojë se BlackBerry po përgatitet për tu tërhequr nga tregu i telefonëve inteligjentë. “Që kur mora drejtimin e BlackBerry jam shprehur se nëse ky biznes nuk rezulton fitimprurës do të mbyllet,” tha Chen për The National.

Impakti: BlackBerry po përpiqet të rikthehet fuqishëm në tregun e telefonëve duke shfrytëzuar Android-in por produkti i parë i kësaj strategjie ishte shumë i kushtueshëm. Madje Chen u shpreh: “Fakti që erdhëm menjëherë me një telefon shumë të kushtueshëm, mund të mos ketë qenë edhe një veprim i mirëmenduar.” Ai shtoi duke thënë se: “Shumë konsumatorë kanë dashur të blejnë telefonin tonë por që 700 dollar janë shumë për ne. Jemi të interesuar për një telefon 400 dollarësh.” (PCWorld Albanian)

John Chen: BlackBerry do të sjellë dy telefonë Android në 2016-tën përpara se të vendosë fatin e biznesit të telefonëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)