Joe Belfiore largohet nga Microsoft. Do të rikthehet pas 1 viti

Publikuar më: 22-10-2015

joe_belfiore_windows_10Imazhi i kompanisë Microsoft prej disa vitesh për telefonët Windows ka qënë Joe Belfiore. Pasi roli i tij në mbikqyrjen e divizionit të paisjeve Microsoft është rritur prej disa vitesh, Belfiore tashmë ka vendosur të shkëputet përreth një vit nga gjigandi softuerik.

Mungesa e tij ka rënë në sy edhe gjatë eventit të madh harduerik të mbajtur nga kompania më parë gjatë këtij muaji, duke qënë se ai ka vendosur të shkëputet për pak kohë nga kompania për t’ju përkushtuar familjes së tij.

Joe Belfiore ka bërë të njohur përmes një postimi në rrjetin social Facebook se po planifikon të kryej një udhëtim rreth botës së bashku me familjen e tij. Pas udhëtimit ai do ti rikthehet sërish punës në Microsoft. Kjo kohë përkon me kohën që kompania Microosft ka përfunduar punën mbi sistemin Windows 10 Mobile dhe po përgatit një përditësim për sistemin Windows 10 për kompjutera. (PCWorld Albanian)

Joe Belfiore largohet nga Microsoft. Do të rikthehet pas 1 viti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)