Jo të gjithë do të kenë në duar versionin zyrtar të Windows 10-tës më 29 Korrik. Të parët janë anëtarët e Windows Insider

Publikuar më: 02-07-2015

win10upgradedialog-100594742-large

Me lançimin e Windows 10 në më pak se 1 muaj, Microsoft po u jep udhëzimet e fundit përdoruesve rreth mënyrës sesi do të funksionojë përditësimi.

E thënë shkurt, anëtarët e programit të testimit Windows Insider do të marrin të parët Windows 10-tën në 29 Korrik ndërsa të gjithë të tjerët do e marrin gradualisht. Nëse nuk e keni rezervuar akoma kopjen tuaj të Windows 10-tës në Windows 7 apo 8.1, tani është koha ta bëni.

Microsoft tha gjithashtu se do të publikojë një aplikacion për analizimin e harduerit dhe softuerit me qëllim kontrollin e përshtatshmërisë me Windows 10-tën, pavarësisht se kompania ka deklaruar se çdo kompjuter i aftë të funksionojë me Windows 7 dhe 8.1 do të jetë terësisht funksional.

Sa për tju kujtuar, Microsoft po ofron falas Windows 10-tën për një vit duke filluar që nga data 29 Korrik ndërsa më pas çmimi do të jetë 119 dollar.

Për konsumatorët e biznesit, Windows 10 Pro do të debutojë gjithashtu në 29 Korrik ndërsa liçensimi për sipërmarrjes dhe institucionet e edukimit do të mbërrijë pas dates 1 Gusht. (PCWorld Albanian)

Jo të gjithë do të kenë në duar versionin zyrtar të Windows 10-tës më 29 Korrik. Të parët janë anëtarët e Windows Insider
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)