“JARVIS-i” i Mark Zuckerberg injoron komandat e gruas së tij

Publikuar më: 02-09-2016

mark-zuckerberg-5-1500x1000-1200x0Gjatë Verës, shefi i Facebook Mark Zuckerberg ndau detaje të rralla se si kishte arritur të ndërtonte një shërbyes inovativ bazuar në inteligjencën artificiale dhe e ndihmon që të menaxhojë shtëpinë.

Me pak fjalë një kontrollues shtëpie që aktivizohet me anë të zërit – që është gjithashtu i aftë të bëjë një tost – shpikja e Zuckerberg duket se ka një hile të fshehur, një që s’do ti ketë punët mirë me gruan e tij, Priscilla Chan. Sipas vet shefit të Facebook, vetëm ai mund të përdorë inteligjencën artificiale sepse ai e programoi veçanërisht që të njohë vetëm zërin e tij.

Ndërkohë që po fliste në Itali të hënën, Zuckerberg ndriçoi turmën pjesëmarrëse me pak detaje për ndihmësin e tij që i ngjason JARVIS-it të Tony Stark në filmin Iron Man. Jo vetëm që mund të bëjë një tost por është gjithashtu i aftë të kontrollojë ndriçimin dhe temperaturën në shtëpinë e Zuckerberg. Ishte gjatë zbulimit të këtij funksionaliteti që Zuckerberg bëri të ditur që ai e kishte programuar që të dëgjonte vetëm zërin e tij.

Komenti shkaktoi të qeshura të pritura nga audienca para se Zuckerberg të zbuste pak fjalët e tij duke thënë, “Do ti jap hyrje sapo ta kem përfunduar.”

Pavarësisht nga fakti që është i vetmi që mundet të kontrollojë temperaturën në shtëpinë e tij, shërbyesi inteligjent gjithashtu është i aftë të hapë portën kryesore ndërkohë që Zuckerberg afrohet, me anë të teknologjisë të njohjes të fytyrës. (PCWorld Albanian)

“JARVIS-i” i Mark Zuckerberg injoron komandat e gruas së tij
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)