Lajmet

Japonia ka më shumë pika të ngarkimit elektrik të makinave sesa pika karburanti

May 9 2016
0 Shpërndarje
Japonia ka më shumë pika të ngarkimit elektrik të makinave sesa pika karburanti

large_xXj0wzWsxVjUjdOb5ql4s6p6yoX23Mw9Lhz_wmgal5QSipas Nissan, ekzistojnë më shumë pika të ngarkimit elektrik sesa pika karburanti në Japoni. Prodhuesi japonez i makinave raportoi se numri i pikave të ngarkimit të makinave elektrike ka kaluar shifrën e 40,000 përkundër atyre të karburanteve prej 35,000.

Ndërsa tregu i makinave rritet, infrastruktura mbështetëse gjithashtu ka njohur një hov të paprecedent. “Një element jetik për rritjen e tregut të makinave elektrike padyshim është zhvillimi i një infrastrukture të mbushjeje,” shprehej Joseph Peter i cili shërben si CFO pranë Nissan.

Em6YIVaQXSdBqxfQW6pHXe-AR5p918Uv1_qx8TLk8v4Me shtimin e këtyre rrjeteve, makinat elektrike do të shndërrohen në një opsion serioz në të gjithë botën. Edhe Industria nga ana tjetër po përpiqet tu përshtatet këtyre nevojave infrastrukturore. Tesla ka rrjetin e saj të pikave të mbëushjes. Volkswagen dhe BMW gjithashtu kanë bashkuar forcat për ndërtimin e një rrjeti të tillë.

Lajmet që vinë nga Japonia janë inkurajuase. Me teknologjitë e reja dhe në përmirësim të baterive dhe shtimit të pikave të mbushjes, nuk do të kalojë shumë kohë përpara se makinat elektrike të bëhen një trend. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nissan
Lajmet e fundit>