Janë regjistruar mëse 20,000 domain-e .al bëri të ditur AKEP

Publikuar më: 14-11-2016

alKa arritur në 20,000 numri i domaineve .al së bashku me nënzonat .gov.al, com.al, mil.al, edu.al, net.al dhe org.al bëri të ditur autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Posta për Republikën e Shqipërisë në uebfaqen zyrtare.

Si rezultat AKEP konsolidon pozitat në RIPE NCC tashmë jo si një regjistër i vogël por mesatar.

Përgjatë 2015-tës janë regjistruar plot 5466 domaine, një rritje me 15% krahasuar me 2014-tën dhe sipas AKEP 2016-ta pritet të shënojë një rënie të dukshme sepse deri në muajin Tetor janë regjistruar vetëm 2973 domaine.

Ishte vendimi i datës 23.01.2013 i Këshillit të AKEP ai i cili hapi rrugën drejt “pluralizmit” të domaineve .al të cilit deri atë kohë ishin ekskluzivitet i këtij institucioni.

Që nga data 1 Maj 2013-të këtë tagër AKEP ia akreditoi pesë regjistruesve: ALBtelecom, Host.al, WebHost.al, Keminet dhe Albanian Domains.

Ky vendim solli liberalizim të plotë duke e bërë regjistrimin e një domaini një proces i cili merr vetëm pak minuta terësisht i realizueshëm në kohë reale. (PCWorld Albanian)

Janë regjistruar mëse 20,000 domain-e .al bëri të ditur AKEP
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)